Prishja e konsesusit nga PS. Kreu i PD-së takim me trupën diplomatike të BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë.Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha ka theksuar se i ka shprehur shqetësimet ambasadorëve për atë që ai e ka quajtur revansh politik mbi administratën dhe tentativës për prishje të konsensusit për sa i takon Ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil.“Kemi mësuar jo zyrtarisht se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit per Statusin e Nepunesit Civil apo për tëndryshuar përmbajten e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak. Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropianë, që minon konsensusin” tha Basha.Basha theksoi më tej se kjo tentativë tinzare e kryeministrit Rama për ta shtyrë apo për ta ndryshuar ligjin e miratuar me konsensus në Parlament rrezikon edhe rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian."Ligji i miratuar me konsensus dhe që po tenton të shtyhet është një shpallje lufte e hapur ndaj aspitarës sonë për tu integruar së shpejti në BE” tha Basha.