15 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit

Këtë vit u bënë 15 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të mbrojtjes së Kosovës. Për të përkujtuar këtë ditë në varrezat e Sharrës në Tiranë ku prehet trupi i tij u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë qindra persona të ardhur nga Kosova, familjarë e bashkëluftëtarë.Por ajo që ra në sy ishte mungesa e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës ku i vetmi politikan nga të dyja vendet ishte deputeti i LDK Armend Zemaj. Zemaj kërkoi që të të vihen para drejtësisë vrasësit e kolonelit dhe akuzoi të dyja qeveritë për neglizhencë. Ai shkon me tej duke u shprehur se pushtetarët e Tiranës dhe Prishtinës e dinë shumë mirë kush e kreu atentatin ndaj Krasniqit.Nipi i kolonel Krasniqit Azizi kishte të njëjtën kërkesa, pasi vetëm kështu ai mund të prehet i qetë.Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Ndërsa 15 vjet nga kjo ditë kjo ngjarje është rrethuar misteri se kush e kreu atentatin ndaj ministrit, e për këtë fakt ende nuk një të dënuar pavarësisht kohës së gjatë.