Ish-kryeministri Berisha me zyrë të re përballë TVSH-së

Ish kryeminsitri Sali Berisha jo vetem që dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes  në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, por me sa duket ka vendosur të qëndrojë edhe larg zyrave të selisë së PD-së.Ndërsa ambjentet e selisë së PD-së kanë ndryshuar tashmë dhe po përgatiten zyrat e deputetëve të PD-së dhe ajo e kryetarit Lulzim Basha që pritet të jetë në katin e dytë të godinës,  lideri historik i demokratëve ka vendosur që të mos e përcjellë peshën e tij prej lideri të partisë në këto ambjente, për ti lënë hapësirën e duhur liderit të ri.Ashtu siç u shpreh në deklaratën e tij pas fitores së Lulzim Bashës për drejtimin e PD-së sapas parimit një anëtar një votë, se PD-ja tashmë ka nevojë për një rifillim të ri për të ecuar përpara, ish kreu i demokratëve ka vendosur që zyrën e tij ta ketë në ambjentet e një prej kullave përballë TVSH-së në katin e 14-të të saj.Në këtë mënyrë lideri historik i së djathtës ka vendosur ti qëndorjë larg ambjenteve zyrtare të Partisë Demokratike, dhe siç është  shprehur se përveç  Parlamentit do të përcjellë reagimet e tij politike përmes  rrjetit social “Facebook”.Me largimin nga drejtimi i qeverisë  ish-kryeministri Berisha do të qëndrojë vetëm pak metra larg zyrave  që mbajti për 8 vjet me radhë. Ndërkaq mësohet se Berisha nuk është përfshirë as në procesin e  ristrukturimit të Partisë Demokratike, duke e lënë çdo gjë në dorë të liderit Basha i cili pritet që gjatë këtij procesi të zgjedhë ekipin e tij politik për tu përballur me sfdën e të qenit në opozitë për të shkuar drejt pushtetit.