PD “çon” Ramën në Kushtetuese, interpretim vendimit për heqjen e fotos së Nishanit

Nuk është luftë e opozitës për një portret por betejë përballë revanshit që ka ndërmarrë qeveria ndaj opozitës. Kështu shprehet kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ndërsa thotë se PD-ja do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për  vendimin e qeverisë për ndryshimin e fotos së presidentit dhe vendosjes së portretit të Ismail Qemalit në zyrat shtetërore.Paloka thotë se nuk ka vend për tu hequr paralele të qeverisë së djathtë të raporteve me presidentin  e atëhershëm me veprimet që po bën kjo qeveri.Frymë revanshi edhe në administratë, këtë po tregon qeveria “Rama” me veprimat e para të saj. Përtej gafave politike të kryeministrit të ri, kreu i grupit të PD-së thotë se Edi Rama nuk po ndjek as rekomandimet e  Brukselit për procesin integrues.Ndërkaq për ristrukturimin e PD-së duhet të pritet edhe ca ditë, pasi ky proces pritet të fillojë në fillim të muajit tetor. Ky proces pritet të zgjasë rreth dy muaj deri në mbledhjen e  këshillit kombëtar dhe zgjedhjen e strukturave të larta drejtuese të Partisë Demokratike.