Kryeministria gjatë ndërtimit, fotografi të viteve (1940 – 1941)

Vetëm pak ditë pasi publikoi fotografi nga punimet që po kryhen në Kryeministri, menjëherë pas marrjes së detyrës, sot kryeministri Rama sjell fotografi nga ndërtimi i godinës së Kryeministrisë.Fotografitë i përkasin viteve (1940 – 1941), dhe janë të një cilësie mjaft të mirë. Në njërën prej fotografive mund të shihet një pamje e qartë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit, si dhe godina e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili po ashtu ka qenë në ndërtim.