PD: Rama po shkel ligjin e nënpunësit civil, po emëron militantë në administratë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2013, 13:38
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me denoncimin e rasteve të shkarkimit të punonjësve të administratës publike.Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat Gerti Bogdani akuzoi kryeministrin Rama se po shkel ligjin për nënpunësin civil.Sipas tij Rama është përfshirë nga ethet për të zaptuar administratën duke emëruar në institucione militantë të majtë.Ai ka shtuar se opozita do të kundërshtojë me të gjitha format ligjore mllefin e kryeministrit për spastrimin e administratës.