Shkodër, makina bie në lumin e Bunës, vdes 18-vjeçari
Një i vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Murriqan.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetren në fshatin Zeus dhe për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe përfunduar në lumin e Bunës.Për pasojë ka gjetur vdekjen 18-vjeçari, Shuajip Gradeci i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin i cili ra në lumë ndërsa drejtuesi i mjetit Simon Mjeda 44 vjeç ka mundur të dalë i gjallë nga automjeti.Menjëherë drejtuesi i mjetit është dërguar me ugjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa polumbarët kanë nxjerrë nga lumi edhe trupin e pajetë të 18-vjeçarit.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i automjetit i cili ra në lumin Buna ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.