Armëpushimi në Gaza, Obama përgëzon Netanayahun
Presidenti amerikan Barack Obama ka përshëndetur kryeministrin Benjamin Netanyahu për mbështetjen e planit egjiptian për një armëpushim në konfliktin e Gazës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.“Presidenti përgëzon kryeministrin që është pajtuar me propozimin egjiptian për armëpushim, derisa ka përsëritur se Izraeli gëzon të drejtën për ta mbrojtur veten”, citon agjencia AFP, presidentin Obama.Ndërkaq Presidenti Barack Obama ka folur me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, të cilin e ka përgëzuar për ndihmën në arritjen e një armëpushimi, që i jep fund konfliktit në Lindjen e Mesme.Më herët, ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës.Ai e bëri njoftimin gjatë një konference për gazetarë të mbajtur bashkë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në orën 20:00 (sipas kohës në Evropë).Egjipti ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit që ka lënë të vrarë të paktën 148 palestinezë dhe pesë izraelitë, që kur shpërtheu tetë ditë më parë.