Fuqitë botërore diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

Përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore do të takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit.Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe SHBA-ja do të diskutojnë rreth planeve për mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh me Teheranin.Megjithëse janë zhvilluar tre raunde bisedimesh këtë vit, nuk është arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me këtë çështje.Irani i mohon akuzat e Perëndimit se është në kërkim të një arme bërthamore dhe ka refuzuar që të ndalojë pasurimin me uranium, siç kërkohet edhe nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Sanksionet ndaj Iranit u rritën muajin e kaluar kur qeveritë e BE-së vendosën ndalimin e tregtisë me Teheranin dhe importin e gazit iranian.