Izraeli dhe Hamasi ulin armët, arrihet armëpushimi në Gaza
Kur jemi në ditën e tetë radhazi të luftimeve në Rripin e Gazas, duket se Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas që qeveris në Gaza kanë rënë dakord për pushimin e zjarrit, që për një javë u mori jetën të paktën 160 personave, përgjithësisht palestinezë.Lajmi njoftohet nga ndërmjetësuesit egjiptianë dhe zyrtarë të vetë organizatës palestineze. Përflitet që armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 21:00 me orën lokale të së mërkurës.Megjithatë skeptikët thonë se të njëjtat njoftime u publikuan ditën e martë, por asnjë marrëveshje armëpushimi as u arrit e as u respektua. Për të parë nëse lajmi i publikuar rishtazi është i vërtetë do të duhen ndoshta edhe disa orë.Për momentin në terren vijojnë bombardimet e ndërsjellta, megjithëse jo në të përpjestim të drejtë.Në terren vijojnë bombardimet e ndërsjellta, megjithëse jo në të përpjestim të drejtë. Në Tel Avivi shpërthimi i një bombe vendosur në një autobus shhkaktoi plagosjen e të paktën 22 persona, ndërsa hakmarrja izraelite me bombardimet në qytetin e Gazas shkaktoi 4 të vrarë.Dje në Jeruzalem, Sekretarja Clinton u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon. Pas takimit ata dhanë një konferencë shtypi për gazetarët.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u takua sot në Ramallah me udhëheqësit palestinezë, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Më pas ajo shkoi në Kajro ku u takua me presidentin egjiptian Mohammed Morsi. Agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve njofton se sekretarja Clinton u takua me presidentin Mohamed Morsi në Kajro, për të diskutuar mundësinë e një armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit.Reagime ka patur edhe në vendet e rajonit. Lideri Suprem iranian, Ajatollahu Khamenei dënoi sulmet ndaj Gazas dhe i cilësoi udhëheqësit izraelitë si “gjakatarë”. Ashpër më herët ka reaguar edhe Turqia. Kryeministri Erdogan e cilësoi shtetin izraelit një shtet terrorist, pasi sic tha ai, vetëm një shtet i tillë vret fëmijët.