Ekzekutohet agresori i sulmeve në Mumbai

Ekzekutohet agresori i sulmeve të vitit 2008 në Mumbai.Qeveria indiane tha se Ajmal Kasab është varur mëngjesin e sotëm në Pune, jo shumë larg nga Mumbai.Në muajin gusht, Gjykata Supreme e Indisë e  dënoi me vdekje për Kasabin, lidhur me një sulm në Mumbai, ku mbetën të vrarë 166 persona.Kasabi, 24 vjeç, me kombësi pakistaneze, tha se i përkiste grupit militant Lashkar-e-Taiba.Dhjetë militantë kishin qenë të përfshirë në rrethimin tre-ditor të Mumbait. Forcat indiane të sigurisë vranë 9 militantët e tjerë gjatë operacioneve për t’i dhënë fund sulmeve.