Sekretarja Klinton në Lindjen e Mesme
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ndodhet në Lindjen e Mesme për bisedime që synojnë dhënien fund të dhunës në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gaza.Zonja Klinton u takua të martën në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe pritet të takohet sot me presidenti palestinez Mahmud Abas në Ramallah para se të shkojë në Kajro për bisedime me presidentin egjiptian Mohamed Morsi.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland thotë se kjo është pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike për t'i dhënë fund shkëmbimeve të zjarrit me raketa mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.Presidenti Barak Obama e dërgoi sekretaren Klinton në rajon “për të mirën e të gjithëve”, siç shprehet zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Ben Rhodes.Izraeli vendosi në pritje një operacion të planifikuar tokësor ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund sulmeve ndërkufitare ajrore."Sulmet duhet të ndalet jo thjesht përkohësisht, por në një mënyrë të qëndrueshme. Kjo është në mirë të Izraelit dhe Palestinezëve për t'u rikthyer në tryezën e bisedimeve për një zgjidhje të qëndrueshme " tha zëdhënësja Nuland.Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se ai preferon diplomacinë për të ndalur sulmet ndër-kufitare ajrore mes vendit të tij dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Por ai përsëri u zotua se Izraeli do të marrë çdo veprim për të mbrojtur qytetarët e vet.Duke folur para bisedimeve në Jeruzalem me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton të martën mbrëma, zoti Netanyahu tha se padyshim asnjë vend nuk mund të tolerojë sulmet mbi qytetarët e vet.Sekretarja Klinton e quajti këtë një moment kritik për Izraelin, duke shtuar se angazhimi amerikan për sigurinë izraelite është i palëkundur. Ajo tha se sulmet terroriste me raketa ndaj Izraelit duhet të marrin fund, dhe se një rezultat i qëndrueshëm është e nevojshëm për të nxitur sigurinë dhe aspiratat e Izraelit dhe palestinezëve.Ajo tha gjithashtu se ndjen dhimbje në zemër për çdo vdekje civile, izraelite dhe palestineze.Izraelite dhe Hamasi kanë shkëmbyer zjarr raketash që kur një raketë izraelite vrau shefin ushtarak të Hamasit në qytetin e Gazës javën e kaluar. Izraeli thotë se sulmi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë për muaj sulmesh me raketa pothuajse çdo ditë në jug të Izraelit nga Gaza.Dhuna ka vrarë më shumë se 100 palestinezëve dhe 5 izraelitë. Shumica e vdekjeve kanë qenë civilë palestinezë.Hamasi i ka quajtur sulmet izraelite në Gaza një marifet politik të kryeministrit Nenanjahu për t'u dukur i fortë përpara zgjedhjeve të janarit në Izrael. Hamasi gjithashtu kërkon që Izraeli të lehtësojë bllokadën e ndaj Gazës.Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti të hënën Izraelin një shtet terrorist për shkak të sulmeve të tij në Gazë. Zëdhënësja Nuland thotë se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë qeverisë në Ankara se "disa nga retorikat jashtëzakonisht të ashpra që vijnë nga Turqia nuk janë të dobishme".