Shpërthim në Tel Aviv

Një bombë ka shpërthyer në qendër të Tel Avivit duke plagosur 10 persona në atë që zyrtarët e quajtnë akt terrorist, i cili mund të komplikojë përpjekjet e arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.Si pasojë e shpërthimi janë thyer dritaret e autobusit, i cili po udhëtonte në një rrugë me tre korsi në drejtim të kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.Tre persona raportohet se janë në gjende të rëndë shëndetësore.“Ky ishte një sulm terrorist”, ka thënë Ofir Gendelman, një zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu.Dhuna ka përfshirë prej më shumë se një javë Rripin e Gazës. Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa ky i fundit, është kundërpëgjigjur me sulme nga ajri, toka dhe uji.Deri tani raportohet për mbi 130 viktima palestineze dhe 5 izraelite. Diplomatët e lartë ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për armëpushim.