Merkel mbron qëndrimin ndaj Greqisë, skeptike për buxhetin e BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur dyshime se liderët e Bashkimit Evropian në takimin e kësaj jave në Bruksel, do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së.“Unë nuk e di nëse do të jemi në gjendje të arrijmë një përfundim nesër ose ditën tjetër”, tha Merkel në parlamentin gjerman.Por, ajo tha se Gjermania dëshiron një marrëveshje mbi buxhetin, që do të mbulonte periudhën 2014 -2020.Kancelarja Angela Merkel mbrojti në Bundestag politikën e saj buxhetore të hënën. Por për shkak të paqartësisë së shpenzimeve, PSD mendon të shtyjë aprovimin e buxhetit.Eshte një hap i rëndësishëm, që donatorët ndërkombëtarë pranojnë se Greqia i ka përmbushur detyrimet e reformave, tha Merkel në debatin e përgjithshëm për buxhetin federal për vitin zgjedhor 2013.Por për shkak të koniunkturës së dobët, grekëve do t'u jepet dy vjet më shumë kohë, për të përmbushur objektivat e kursimit.Kancelarja theksoi se qeveria gjermane në vitin 2016 nuk do të bëjë më borxhe të reja. Kjo do të jetë hera e parë pas 40 vjetësh, tha kryetarja e CDU në debatin e përgjithshëm.Përveç financave solide për vendin janë të rëndësishme solidariteti me të dobëtit në shoqëri dhe në të njëjtën kohë ruajtja e aftësisë konkurruese, theksoi Merkel.Kandidati i ardhshëm i PSD për kancelar, Peer Steinbrück, kishte kërkuar nga qeveria gjermane të paraqesë llogaritë e shpenzimeve për krizën greke. Kancelarja duhet të pranojë më në fund publikisht, se hendeku financiar në rritje nuk mund të mbyllet edhe pa viktima tek taksapaguesit gjermanë, tha Steinbrück. Steinbrück kërkoi që aprovimi i buxhetit të shtyhet, për shkak të paqartësisë së shpenzimeve.