Ministria e Jashtme kërkon ekspertizë, diplomacia rajonale në dorë të amerikanëve

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkon ekspertizën e SHBA për një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kërkesën ia ka drejtuar vetë ambasadorit amerikan të akredituar në vendin tonë Aleksandër Arvizu, në të parën pritje që i bëri në Ministri pas marrjes së detyrës si kryediplomat i vendit.“ Në kuadrin e konsultimeve që qeveria e re ka vendosur që të ketë në mënyrë më të konstrukturuar me dy partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, i kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka patur disa zhvillime pozitive sic ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon,çka impionon një gjasje të re strategjike në rajon”tha Bushati në një deklaratë për mediat.Ndërkaq Ministri Bushati ka falenderuar Ambasadorin amerikan për ndihmën që SHBA ka dhënë deri më tani në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë.“Patëm nje shkëmbim pikëpamjesh mbi bashkëpunimin shumëpalësh, duke qenë se Shqipëria falë një partneriteti strategjik ka pasur fatin e madh të jetë në një pozicion shumë të mirë. Falënderime në emër të qeverisë për mbështetjen e SHBA dhe ambasadorit dhe agjencitë prezente në vend që kanë dhënë përmes projektesh të ndryshme në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë.”- theksoi Bushati.Vetë diplomati amerikan e cilësoi Shqipërinë si një lajm të mirë, duke u shprehur i kënaqur me politikën e jashtme shqiptare.“Ndava mesazhin me Ministrin që SHBA kanë qenë shumë të kënaqura që kanë parë diplomacinë aktive të ushtruar nga kryeministri dhe ministri. Qoftë Italia, Greqia apo Turqia, e gjithë kjo është Europa e bashkuar, pjesë e ëndrrës së Shqipërisë. Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij aktiviteti aktiv të Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan.Ai vlerësoi impenjimin e Bushatit në çështjet e integrimit, qoftë edhe në legjislaturën e kaluar, kur sipas ambasadorit Arvizu ka qenë shumë aktiv.“Është kënaqësi që pata mundësi të zhvilloj një takim me Ministrin.Bushati, i cili ka qenë shumë aktiv në legjislaturën e kaluar në komisionin e integrimit. Kjo përvojë do ti shërbejë shumë mirë në këtë pozicion të rëndësishëm. Shqyrtuam vizitën në Bruksel dhe folëm mbi vizitën e ardhshme në Neë York. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij bashkëpunimi aktiv, urime dhe njëherë dhe shumë fat” përfundoi Arvizu.Më herët Bushati zhvilloi një takim edhe me ambasadorin e BE ne Tiranë Ettore Sequi. Pas takimit me shefin e ri të diplomacisë shqiptare, ambasadori i Sequi bëri një parashikim edhe më optimist për marrjen e statusit në dhjetor.Por ajo që Brukseli kërkon nga mazhoranca e re është gjithëpërfshirja, siç Sequi theksoi, me të cilën ka parasysh qasjen ndaj opozitës dhe rolin e saj në këtë proçes.