Vodafone sulmohet për tarifat e ulta
Kompania celulare Vodafone sulmohet si pasojë e tarifave mjaft të ulta që ka lancuar në treg me anë të ofertave dhe numrave Club. Tarifat e favorshme kanë bërë që kjo kompani celulare të fitoj një pozicion të fuqishëm në tregun shqiptar brenda pak kohëve. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer kompanive të tjera celulare.Operatori i katërt që hyri në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri ishte kompania "PLUS Communications" e cila nuk arriti që të pozicionohej mirë në treg e në këtë mënyrë aksionarët vendosën ta shisnin duke nisur negociata me kompanitë më të mëdha celulare në vend të cilat nuk u treguan shumë të interesuara pasi bilancet e kompanisë ishin negative.Në këto kushte mënyra e vetme për të mbijetuar ngeli sulmi i padrejtë tregtar duke përdorur edhe institucionet shtetërore.Autoriteti i Konkurencës vendos papritur të nisë një "hetim të thelluar" mbi kompaninë celulare "Vodafone Albania", një nga investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri. Në fokus të hetimit të kompanisë ishin numrat "Club". Sipas Autoritetit të Konkurencës këto lloj ofertash "e kanë bërë tregun të pabarabartë".Autoriteti i Konkurencës, është një institucion që si rregull duhet të mbrojë sa më shumë të jetë e mundur xhepat e qytetarëve shqiptarë por mesa duket roli i Autoritetit në këtë situatë nuk është shumë i i qartë. Në këtë rast pasqyrohet mjaft hapur se institucionet shtetrore mbrojnë interest e biznemenëve të caktuar duke dëmtuar kështu jo vetëm shqiptarët por edhe kompanitë të cilat mundohen të fitojnë në bazë të ndershmërisë dhe ofertave.Nje sulm i qartë i dy institucioneve shtetërore ndaj kompanisë Vodafon me presionin e drejtëpërdrejtë të kompanisë Plus në prag të falimentimit.