Meta takon ambasadorin turk: Të rrisim shkëmbimet ndër parlamentare

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe atij parlamentar mes Turqisë dhe Shqipërisë ka qënë në fokus të takimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin turk në Tiranë  Hasan Aşan.Në fjalën e tij, Meta i shprehu Ambasadorit Aşan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë.‘Turqia është një vend vëllazëror për Shqipërinë, dhe ne do të punojmë për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve" ka theksuar Meta.Nga ana e tij Ambasadori i përcolli Metës mesazhin e urimit të Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë z. Cemil Çiçek me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit i kaloi Ambasadorit Aşan përshëndetjet më të ngrohta për Homologun turk z. Cemil Çiçek dhe shprehu vullnetin për intensifikimin konkret të marrëdhënieve nder-parlamentare mes Shqipërisë dhe Turqisë.