Meksikë, 40 viktima nga uragani "Ingrid"
Uragani "Ingrid" ka shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 40 personave në Meksikë, ndërsa dy stuhi të fuqishme goditën vendin në të njëjtën kohë, njëra në lindje dhe tjetra në perëndim. “Ingrid” detyroi mijëra banorë të strehoheshin në Gjirin Lindor të Meksikës para se të reduktohej në një stuhi tropikale, pak para se të zbarkonte.Shirat e rrëmbyeshwm u shkaktuan prej saj teksa lëvizte në drejtimin perëndim-veriperëndim përmes shtetit të Tamaulipas, me shpejtësi 13 kilometra në orë.Edhe në brigjet e Paqësorit, stuhija tropikale manuel shkaktoi gjithashtu dëme masive. Të paktën 22 persona u vranë në rajon, shumica e të cilëve në shtetin Gerrero. Ndërsa viktimat e tjera u regjistruan në Hidalgo, Puebla .Një rrëshqitje toke në qytetin Altotonga, në lindje të shtetit Verakruz, ka vrarë 12 persona, ndërkohë që skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.Uragani "Ingrid" zbarkoi në afërsi të qytetit La Peska, në veri-lindje të shtetit të Tamaulipas, me erëra që vërshonin me 55 kilometra në orë.Ai u dobësua që kur preku tokën dhe pritet të dobësohet edhe më tej gjatë së martës, por meteorologët e Qendrës Kombëtare të Uraganëve në Majemi paralajmëruan se stuhija mund të shkaktojë ende dëme.Sipas ekspertëve fenomeni natyror mund të shkaktojë shira që mund të arrijnë në 38 centimetra në zonat në lindje të Meksikës.