Zhbllokohen Facebook dhe Twitter në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2013, 09:15
Tashmë rrjetet sociale Facebook dhe Twitter janë të përdorshëm pa mjete anti-filtruese, që shumë iranianë i përdorin për të hyrë në ueb-faqet e bllokuara.Një vajzë nga Irani verior ka shkruar në Facebook-un e saj të hënën: “Facebook nuk është i filtruar?! Po ëndrroj?”Megjithatë, disa përdorues kanë thënë se u duhen ende softuerë anti-filtrues.Në javët e fundit, disa ministra të kabinetit iranian i janë bashkuar rrjetit më të famshëm social në botë, duke shkaktuar debat për bllokimin e tij.Për pohimet e fundit nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga qeveria.