Fitore e rëndësishme e konservatorëve në Bavari

Televizioni publik gjerman duke u mbështetur në exit polle ka raportuar se partia CSU, aleatët e kancelarës gjermane, Angela Merkel kanë arritur fitore të madhe  në landin e Bavarisë.Unioni Kristian Social, partia simotër e Kristian Demokratëve të Merkelit raportohet se ka marrë 49 % në zgjedhjet e së dielës, duke i dhënë kështu shumicën absolute në parlamentin rajonal.Mirëpo, partneri i Merkelit në koalicionin e qeverisë qëndrore, Demokratët e Lirë, raportohet se kanë marrë vetëm 3 përqind, duke e mos kaluar kështu pragun prej 5 % që kërkohet për të qenë pjesë e parlamentit.Rezultati i zgjedhjeve në Bavari që historikisht është bastion i konservatorëve, rajoni jugor që dominohet nga gjermanët katolikë, i jep Merkelit një shtytje të madhe para, vetëm një javë para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në Gjermani.Sondazhet kombëtare i japin konservatorëve të Merkelit, 14 % përparësi ndaj kandidatëve opozitarë të Social Demokratëve (SPD),  e cila në zgjedhjet e djeshme rajonale të Bavarisë raportohet se ka marrë vetëm 21 % të votave.