Rusi, nëndetësja bërthamore përfshihet nga zjarri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nëndetëse bërthamore në një zonë ku mbahen nëndetëset në qytetin e largët lindor rus, Vladivostok.Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se nëndetësja “Tomsk” është përfshirë nga zjarri të hënën teksa po riparohej në kantierin e detit, “Zvezda”, rreth 25 kilometra larg Vladivostokut.Zyrtarët e marinës janë cituar duke thënë se nuk ka rrezik nga rrjedhjet rrezatuese.Ata kanë thënë se përpos dy anijeve zjarrëfikëse, një anije tjetër që monitoron rrezikun e rrezatimit është dërguar në vendin e ngjarjes si masë parandaluese.Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Ria Novosti, ka cituar një zyrtar të paidentifikuar në vendin e ngjarjes duke thënë se zjarri shpërtheu pasi një sharrë që punon me gaz është përdorur në punët riparuese, e cila e ka shkaktuar zjarrin.