Uashington, 12 të vrarë në Kantierin e Marinës
Të paktën 12 të vrarë dhe 4 katër të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një bazë ushtarake në Uashington. Autorë të sulmit janë 3 persona, njëri prej të cilëve u ekzekutua në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Atentatori që u vra është identifikuar si një 50-vjeçar që ka qënë pjesë e kësaj baze ushtarake të marinës amerikane. Mësohet se kohët e fundit kishte marrë një urdhër në bazë të të cilit informohej se "statusi i tij i punësimit" do të ndryshonte. Bazuar në këtë fakt autoritetet mendojnë se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, por për një hakmarrje personale.


Të paktën tre persona duke përfshirë edhe policë u dërguan me helikopter menjëherë në Qendrën Spitalore të Uashingtonit, pasi kanë marrë plagë të rënda dhe janë në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarët treguan tmerrin që përjetuan, ndërsa 3 personat qëlluan pa paralajmërim dhe në drejtime të ndryshme. Duke folur për mediat amerikane, ata e kosnideruan veten me fat që janë ende gjallë.

FBI ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rende, ndërsa pas ngjarjes u morën masa të larta sigurie rreth institucioneve kryesore.
Midis të plagosurve, kater jane shoqeruar ne nje nga spitalet e Uashingtonit ne gjendje kritike per jeten.Për ngjarjen reagoi menjehere Presidenti amerikan Barak Obama. Ai theksoi se kishte qare kur mesoi lajmin per humbjen e 12 jeteve te pafajshme dhe e kosnideroi sulmin nje akt te turpshem dhe kerkoi hetime te menjehershme.
“Ështe e paimagjinueshme- tha Obama - qe pjestaret e marines u perballen me nje sulm ne shtepine e tyre dhe jo nje sulm qe vinte nga jashte. Keta jane burrat dhe grate e marines amerikane, qe u duhet te perballen me rreziqet qe i kanosen vendit, por fatkeqesisht edhe me nje sulm te tille te paprecedent”.

Mbi tre mijë persona punojnë në komandën e kësaj baze të marinës amerikane, përfshirë këtu ushtarakë, inxhinierë dhe teknikë që kanë për detyrë të mirëmbajnë e riparojnë luftanijet dhe nëndetëset e bazës.
