India teston raketë bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2013, 14:00
India ka testuar me sukses një raketë bërthamore, e cila mund të arrijë Pekinin dhe shumë vende të Evropës.Prova e çon këtë vend një hap më pranë prodhimit të raketës balistike ndërkontinentale.Autoritetet indiane kanë thënë se raketa Agni-V ka goditur objektivën, ashtu siç ka qenë e planifikuar.India bën përpjekje të krijojë një mburojë të suksesshme bërthamore përballë rritjes ushtarake të Kinës.Nju Delhi po ashtu shqetësohet për arsenalin bërthamor të Pakistanit.Kjo është hera e dytë që India ka testuar raketë Agni-V.Versioni i mëparshëm i saj ka mundur të arrijë Pakistanin dhe pjesën perëndimore të Kinës.