Meksika goditet nga dy stuhi të fuqishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2013, 13:45
Meksika është goditur nga dy stuhi të fuqishme, njëra në bregdetin lindor dhe tjetra në atë perëndimor.Burimet zyrtare thonë se disa mijëra njerëz janë evakuar në bregdetin e Atlantikut, përpara se të godasë uragani Ingrid, i cili do të shkaktojë erëra prej 130 kilometrash në orë.Ai pritet të zbarkojë në ditët e ardhshme, duke shkaktuar fryrje të lumenjve dhe përmbytje.Në veri, një stuhi e fuqishme kërcënon të bëhet uragan po ashtu. Ajo tashmë ka goditur bregdetin meksikan në Oqeanin Paqësor.Zyrtarët thonë se dy nga tre portet kryesore të eksportit të naftës janë mbyllur.