Raporti i OKB-së për armët kimike, Ban: Krim lufte në Siri
Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmon zyrtarisht se në sulmin e 21 gushtit në Damask janë përdorur armë kime ndaj popullsisë civile.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, një konference për mediat pak më parë njoftoi rezultatet e raportit të inspektorëve të organizatës, pas kampionit që morën në terren, pak minuta pas ngjarjes.Megjithatë në këtë tekst nuk fajësohet askush për këtë sulm me armë kimike."Në kampionët që kemi mbledhur shihet qartë se ka prova që tregojnë se raketat e përdorura në sulmin në periferi të Damaskut në 21 gusht përmbanin agjent të gazit nervor sarin.Përfundimi është se armët kimike janë përdorur mes palëve në republikën arabe të Sirisë.Ato janë përdorur kundër popullsisë civile përfshirë edhe fëmijët, në një shkallë të gjerë", thuhet në raport.Ndërkaq, Franca, Britinia e Madhe dhe SHBA po punojnë për një rezolutë të fortë që do dorëzohet në Kombet e Bashkuara.Në të parashikohen pasoja serioze për Sirinë, nëse nuk bashkëpunon për shkatërrimin e armëve kimike.