SHBA, një marinar pas masakrës në DC
Autoritetet amerikane kanë mundur të identifikojnë njërin nga tre autorët e masakrës që vrau 13 persona në një bazë të marinës në Uashingtonit.Nga hetimet e FBI-së, që ka marrë në mbikqyrje gjithë skenën e krimit, është arritur në identifikimin e personit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.Ai është Aaron Alexis, 34 vjeç nga Forth Worth i Teksasit. Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për një ish-ushtarak, ndërsa më vonë marina amerikane konfirmoi zërat se 34-vjeçari është një ish-pjesëtar i saj.Sipas US Navy, Aaron Alexis ka shërbyer si marinar me gradën oficer i klasit të tretë me kohë të plotë nga viti 2007 deri në vitin 2011.Por pavarësisht se është mbërritur në këto të dhëna mbeten ende mister motivet e masakrës. Autoritetet janë duke hetuar largimin e 34-vjeçarit nga marina dy vjet më parë, ndërkohë që vazhdon operacioni i gjërë për kapjen e dy të dyshuarve të tjerë që lëvizin të armatosur.13 persona humbën jetën nga të shtënat që nisën në orën 08:20 të paradites së të hënës me orën lokale, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të plagosur.Presidenti Obama urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtyzë në Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol Hill dhe dënoi atë që ai e quajti “sulm frikacakësh”.