De Blasio, kandidat i Partisë Demokratike për Nju Jorkun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2013, 09:25
Bill de Blasio do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për të pasuar republikanin Michael Bloomberg në postin e kryebashkiakut të Nju Jorkut.De Blasio është emëruar si kandidat i partisë për zgjedhjet e 5 nëntorit, pasi kundërkandidati i tij, Bill Thomson, ka pranuar humbjen.Sipas rezultateve jozyrtare, de Blasio ka fituar mbi 40 për qind të votave të partisë, por të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.De Blasio do të garojë në nëntor me republikanin Joe Lhota.Bloomberg ka kryesuar qytetin më të populluar amerikan për 12 vjet.