Dy kryediplomatët Lavrov e Fabius diskutojnë për Sirinë
Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius është në Moskë në përpjekje për të bindur Rusinë të mbështesë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë. Franca është tani duke u përpjekur për të fituar mbështetje për një rezolutë të OKB-së me kërcënimin e pasojave të rënda.Por Rusia, e cila është aleatja më e fortë e Sirisë, thotë seqeveria e Presidentit Bashar al-Asad të parë duhet t'i jepet shans për të heqin dorë nga armët e veta kimike. Fabius do të diskutojë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei lavrov për një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi marrëveshjen për vendosjen e arsenal kimik të sirisë nën kontrollin ndërkombëtar .Sipas marrëveshjes të ndërmjetësuar në fundjavë nga Rusia dhe SHBA, Siria do të zbulojë armët e veta kimike brenda një jave dhe do ti eleminojë ato nga mesi i 2014.Të hënën, inspektorët e armëve të OKB-së tha se gazi nervor sarin është përdorur kundër civilëve në një shkallë relativisht të madhe në periferi të Damaskut muajin e kaluar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun e përshkroi atë si një krim lufte.SHBA, Britania e Madhe dhe Franca thonë se raporti e inspektorëve të OKB-së justifikon qëndrimin e tyre se Siria është fajtore për sulmin e 21 gushtit.Por ministri i jashtëm sirian akuzoi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca se janë duke u përpjekur për të vendosur mbi popullin sirian. Në raportin e OKB-së nuk vendoset se kush e ka fajin për sulmin. Nga ekzaminimet e hetuesve të OKB-së Ban ki Moon tha se 85 % e mostrave kishte dalë se ishte përdorur gazi sarin.