Konfirmohet vrasja e komandantit të Al Kaedës në Jemen

Dega e Al Kaedës në Jemen ka konfrmuar se një sulm ajror amerikan ka vrarë një nga komandantët kryesor të saj në fund të muajit gusht.Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të rrjetit të militantëve islamik thuhet se Qaed al Thahad dhe një person tjetër janë vrarë nga një sulm ajror amerikan në Baitha, krahinë jugore e Jemenit.Zyrtarët e sigurisë të Jemenit e kanë raportuar vrasjen e Thahabit, lideri i Al Kaedës në Gadishullin arabik, më 30 gusht.