Sot takohen kryediplomatët e Francës, Britanisë dhe SHBA-ve

Presidenti francez, Francois Hollande dhe ministri i jashtëm i këtij shteti do të takohen  sot me kryediplomatët e Britanisë dhe SHBA-ve për të diskutuar tekstin e një draft rezolute të OKB-së për Sirinë.Para bisedimeve në Paris, Hollande ka thënë se rezoluta e cila do të definonte mënyrën se si Damasku do e siguronte dhe më pas shkatërronte stoqet e armatimit të saj kimik do të mund të votohej në fund të kësaj jave.Ai gjithashtu ka thënë se opsioni i ndërhyrjes ushtarake në Siri duhet të mbetët si mundësi në rast se Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes së arritur të shtunën mes SHBA-ve dhe Rusisë.Marrëveshja kërkon nga Damasku që të shkatërrojë armatimin kimik deri në mesin e vitit 2014.Sot, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit për përmbajtjen e raportit për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit në Siri.