Malala fiton çmimin e Amnesty International

Amnesty International i ka dhënë çmimin më të lartë aktivisten pakistaneze të arsimit dhe të nominuaren për Çmimin Nobel për Paqe, Malala Yousafzai.Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se Malala do ta ndajë Çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes me këngëtarin amerikan dhe aktivistin e të drejtave, Harry Belafonte.Çmimi njeh individët që kanë promovuar kauzën e të drejtave të njeriut përmes jetës së tyre.Malala, nxënëse dhe ish-blogere e BBC-së, ka shkruar për jetën nën presionin taliban dhe për pikëpamjet e saj në promovimin e edukimit të vajzave.Vitin e kaluar, 16-vjeçarja është qëlluar në kokë nga talibanët, por i ka mbijetuar sulmit.