Sulm vetvrasës në Çeçeni

Një person ka hedhur veten në erë duke vrarë tre policë në rajonin rus të Çeçenisë.Sipas AFP-së, kamikazi ka tenduar të përplas makinën e tij me objektin e stacionit policor,  në qytetin Sernovodsk, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit  të Çeçenisë, Grozni, por ishte ndaluar kur një roje ka vendosur në shpejtësi barriera, pas përplasjes me të cilat ka shpërthyer eksplozivi.Tre policë kanë vdekur në vend ndërsa katër të tjerë janë plagosur, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme në objektin policor duke e krijuar edhe një krater tre metra të gjerë dhe një metër të thellë.Rusia është përballur me dy luftëra separatist në Çeçeni gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa dhuna tashmë është përhapur në rajone të tjera.Rajoni malor i Kaukazit verior, që e përfshinë edhe Çeçeninë, është përfshirë nga kryengritja islamike, me sulme ditore kundër zyrtarëve të sigurisë.