Kontesti i emrit, Nimiç më 9 dhe 11 shtator në Athinë dhe Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 16:46
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic më 9 dhe 11 shtator do të vizitojë Shkupin dhe Athinën.Kjo vizitë u konfirmua edhe nga selia e Kombeve të Bashkuara, ku thuhet se Nimic do të udhëtojë në rajon për një përpjekje të re për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit të Maqedonisë.Nimic do të takohet me krerët shtetëror të të dyja vendeve, fillimisht në Athinë dhe më pas në Shkup, si dhe ekipet negociatore të të dyja vendeve.