Mësimi në gjuhën shqipe, Maqedoni, denoncohet mbyllja e klasave
Autoritetet maqedonase vazhdojnë me dikriminimin e shqiptarëve. Ndërsa dje në Maqedoni filloi mësimi për 200 mijë nxënës shqiptar dhe maqedonas të shkollave fillore, problemet nuk pritën dhe nxorën kokë.Në komunën e Likovës pesë grupe paralele ku mësimi do të jepej në gjuhën shqipe janë mbyllur. Përfaqësuesit në shkollën fillore 'Rilindja' të fshatit Vaksincë dhe Llojanë si dhe në Shkollën Fillore 'Dituria' në fshatrat Llukarë dhe Gushincë thonë se këto paralele po mbyllen me pa të drejtë dhe se Komuna e Likovës duhet tu dalë në ndihmë.Përgjegjësi i arsimit në Komunën e Likovës, Xhevdet Rahmani thotë se mbyllja e këtyre paraleleve vjen si rezultat i numrit të vogël të nxënësve, por kjo hidhet poshtë nga mësuesit që sipas tyre pavarësisht numrit të vogël të nxënësve, paralelet mund të funksionojnë edhe me më pak se 24 nxënës ashtu edhe si parashikohet në ligji.I njëjti problem është edhe në Podgorcë të Strugës, ky edhe gjatë këtij viti shkollat përballen me mos-legalizimin e të bërit mësim në gjuhën shqipeKryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela thotë se problemin e arsimit shqip nuk e ka vetëm Podgorca, por ky është problem i të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.