Policia holandeze rekruton minj

Dhjetë minj me ngjyrë të kafe janë rekrutuar nga policia holandeze për t’u ardhur në ndihmë ekspertëve kriminalistikë që përmes nuhatjes të gjejnë mbetjet pas të shtënave me armë.Zëdhënësi i policisë, Ed Kraszewski, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se minjtë e kanë nuhatjen jashtëzakonisht të zhvilluar dhe trajnohen më kollaj dhe më lirë se sa qentë.Ekspertët thonë se në disa shtete, minjtë tashmë përdoren për të nuhatur minat tokësore.