La Tomatina: Lufta më e madhe në botë ... me domate!
Pjesëmarrja e këtij viti në festivalin prestigjioz «La Tomatina», të mbajtur më 28 Gusht 2013, në fshatin Bunol afër Valencias në Spanjë, i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Më shumë se 20,000 njerëz hodhën 130 ton domate të pjekura në luftën më të madhe në botë ... me domate, që mbahet çdo vit në këtë cep të Mesdheut
Një festival i madh i domates organizohet prej disa dekadash në këtë zonë, për të nderuar në këtë mënyrë, zonën dhe banorët e saj për të cilët prodhimi tepër i madh i domates është edhe burimi kryesor i të ardhurave. Dhjetëra-mijëra vendas dhe të huaj derdhen në rrugë dhe fillon lufta! Aksesorë të domosdoshëm….. maskë për mbrojtjen e syve dhe dëshirë për tu zhytur në ... salcë domateje.






Moda më e re, flokët stil domatejeRreziku i Kancerit të Prostatës ulet nga domatet