Kontraceptivët rrisin rrezikun e kancerit të gjirit
Gratë që janë te holla dhe me trup relativisht te vogel kanë më shumë probabilitet per te perjetuar kancerin e gjirit, sidomos ne rast se përdorin menyren kontraceptive te zëvendësimit të hormoneve, sipas një studimi të ri.Kanceri i gjirit eshte zbuluar se eshte i lidhur me përdorimin e kontraceptiveve orale, duke i dhene pasojat kryesisht gjate menopauzes.Shkencëtarët thonë se ky rrezik është rritur mes grupeve të caktuara te femrave, përfshirë grate me nje masë të shëndetshme trupore.Studiuesit në Universitetin e Çikagos analizuan 1.642.824 mamograme, të cilat përfshinin 9,300 raste të kancerit të gjirit, nga gratë ne fazen e menopauzes.Të dhënat mbi përdorimin e pilulave hormonale u analizuan ne baze te përkatësise etnike, moshes, mbipeshes dhe densitetit të gjirit për Gazetën e Institutit Nacional të Kancerit.Rezultatet treguan se kishte një rritje prej 20 perqind të rrezikut të kancerit të gjirit lidhur me përdorimin e pilulave te siperpermendura mes grave të bardha dhe hispanike, por jo te gratë e zeza.Gjithashtu e rendesishme ishte se pas studimit doli se përdorimi i pilulave hormonale sjell nje rritje te rrezikut te kancerit të gjirit në gratë me peshe trupore te ulët ose normale, por jo tek femrat me peshe trupore me te madhe.Femrat me gjoks te ngjeshur, gjithashtu kishin me shume shanse për të kaluar kancerin ne gji.Studiuesit zbuluan një marrëdhënie të rëndësishme mes dendësisë se gjirit dhe ndikimit te pilulave hormonale per te krijuar qelizat kanceroze ne gji.Sidoqofte, do te vazhdojme te kemi nevoje te kryejme studime te tjera edhe me te detajuara per te konfirmuar akoma me shume keto perfundime qe kane dale nga studimi i fundit