Çokollatat më të mira në botë dhe ku mund ti gjeni ato!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 16:43
Edhe në qoftë se nuk jeni nga ata njerëz të cilët betohen në emër të çokollatës, ka shumë mundësi që ju të bëheni një i tillë, pas vizitës tuaj në vendet ku dinë nga çokollata cilësore.Ndoshta nuk mund të zgjedhim kush është më e mira nga çokollatat e mëposhtme, por është e sigurt që të gjitha janë të mrekullueshme: Parisiene, belge, amerikanojugore, zvicerane apo biologjike.
1. Gana
Gana i detyrohet Tetteh Quarshie, një bujku nga Gana, për kultivimin e farës së parë të kakaos në rajon. Kjo kulturë e pare, bëri që Gana të bëhej vendii parë prodhues i kakaos për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Në Afrikë, ju mund të vizitoni fermën e Tetteh Quarshie, ku u mbollë pema e pare e Kakaos dhe të mësoni në lidhje me prodhimin e çokollatës legjendare në Institutin e Kërkimeve «Tafo Cocoa».
2. Flanders, Belgjikë
Belgët e duan çokollatën po aq shumë sa duan dhe birrën, domethënë shumë! Dhe ata kanë çdo të drejtë që të mburren për cilësinë e çokollatës belge, por edhe për risit që ata paraqesin në këtë fushë. Në Flanders do të gjeni disa nga dyqanet e çokollatave më të sofistikuar dhe të veçantë në botë. Për më tepër, në Bryzh dhe Bruksel do të mund të vizitoni muzetë që tregojnë për historinë dhe zhvillimin në prodhimin e çokollatës.