Trazirat në Ankara pasqyrim në “karikaturë”, hetohen organizatorët e ekspozitës

Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Ankara te Turqise ka shkaktuar ndërhyrjen e Prokurorisë.Kjo e fundit, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, bejne me dije mediat turke.Në mesin e karikaturave të "inkriminuara" është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës "Don Quichotte". Ekspozita ishte hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel, i cili jeton në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë "skandal". “Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i paimagjinueshem”, ka thënë ai.Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk, gje qe mendohet te jete edhe shkaku baze i gjithe ngjarjes.