Skulptura që rrotullohet 360 gradë dhe "transformohet"!
Është vendosur kohët e fundit në Parkun Teknologjik «Whitehall» në Charlotte NC dhe krijuesi i saj është skulptori çek David Cerny. Bëhet fjalë për një skulpturë masive në formën e kokës së njeriut, nga goja e të cilës rrjedh ujë në formën e një shatërvani.
«Transformimi» është ndërtuar me fletë të sheshta çeliku, të cilat peshojnë në total 14 ton, ndërsa struktura përbëhet nga shtatë shtresa të veçanta, të cilat rrotullohen periodikisht në 360 gradë, dhe kur arrijnë në një pozicion të caktuar, formojnë një kokë gjigande që arrin 25 metra lartësi.
Lëvizja e tyre kontrollohet nga një kompjuter, pasi kjo skulpturë është një vazhdim i veprave të Cernyt, të cilat përfshijnë teknologjinë dhe inxhinierinë, si pjesë integrale të projektimit.
Në videon e mëposhtëme ju mund të shihni ... transformimet mbresëlënëse.Klikoni: Makina prej diamanti-FotoKlikoni: Misteri i statujës egjiptiane