Jack Nicholson tërhiqet nga kinematografia
Tërhiqet nga bota e kinematografisë aktori Jack Nicholson, një nga më të dashurit në botën e Hollivudit.Shkak duket të jenë problemet e tij serioze me memorien. Sipas rrjetit Radar Online, aktori është tashmë 76-vjeç dhe kjo e bën atë që të kujtojë me vonesë batutat në filma. Sipas të njëjtit burim, Nicholson nuk ka më të njëjtën kujtesë si dikur dhe kjo është arsyeja që ndoshta ky është momenti që t’i japë fund karrierës së tij kinematografike.Në këtë mënyrë, pas aktorit Sean Connery, Jack renditet mes ‘pensionistëve’ të Hollivudit. Ndryshe nga Connery, i cili po e jeton i lumtur këtë periudhë pasi jo rrallë është i ftuar të prezantojë evente të rëndësishme në Los Angelos, Nicholson nuk e ka mirëpritur lajmin.76-vjeçari është i njohur për rolet e tij të shumta në kinematografi disa prej të cilave janë roli i shumëkomentuar në filmin “The Departed” krah Leonardo di Caprio e Matt Damon, roli i djallit në ‘Shtrigat e Eastëikut’ e shumë të tjerë.