Rihanna, nostalgji për dashurinë e vjetër
Këngëtarja Rihanna, e cila nuk ka shumë kohë që është kthyer nga pushimet e saj përrallore, ka arritur të habisë fansat me një gjest të papritur të saj.
Ajo u pa mbrëmjen e ditës së djeshme e veshur me një bluzë me mëngë të gjata dhe një masë më të madhe se trupi i saj, xhinse dhe një kapuç të zi, por ajo e cila e kthehu këngëtaren nga Barbados në qendrën e vëmendjes ishte varsja e saj e artë.
Kjo varëse eshtë një nga bizhuteritë e Christina Lacorix që ndodhet në New York, dhe mendohet të ketë qenë një dhuratë nga ish i dashuri i saj i dikurshëm, Chris Brown. Kjo ka bërë që si gazetarët, ashtu edhe fansat të mendojnë se krijuesja e hitit Diamonds, i është rikthyer nostalgjisë për dashurinë e vjetër të saj. Ndryshe nga Chris, i cili ende vazhdon lidhjen, i lumtur me modelen Currache.
Së fundmi është mësuar se Rihana numëron gjithsejë plot 4 miliard klikime në YouTube , duke i shpallur këngët e artistes më të vizituarat ndonjëherë. Por ndryshe nga ish e dashura e tij, Chris mendohet se shumë shpejtë do të heq dorë nga muzika. Këtë, këngëtari 24-vjeçar e ka bërë të ditur me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter.
Chris shprehet se ndihet i lodhur nga paragjykimet e vazhdueshme të njerëzve, lidhur me ngjarjen e ndodhur vite më parë, kur ai ushtroi dhunë fizike kundrejtë Rihannës, duke i lënë kësaj të fundit edhe shenja trupore. Së shpejti pritet të hidhet në treg albumi X i cili sipas këngëtarit do të jetë krijimi i fundit i tij.