Christina Aguilera: Të jesh e bukur….shumë lodhje
Këngëtarja me famë botërore, Christina Aguilera, ishte ajo e cila kryesoi kopertinën e revistës “MAXIM”. Krahas fotos, ajo nuk ka humbur rastin të japi dhe një intervistë ekskluzive, në të cilën ka detajuar gjithçka lidhur me humbjen e peshës së dikurshme dhe mënyrat se si e arriti.
Fillimisht ajo ka shpjeguar se format e tanishme i kishin kushtuar një punë vërtetë të madhe, pasi ajo nuk preferoi t`i nënshtrohej palestrës, si zgjedhin të bëjnë persona të tjerë.
Kritikat e shumta nëpër portale të ndryshme në internet, komentet fyese nëpër revista dhe paragjykimi nga ana e fansave të saj, ishin ato që e bënë ta vuante mbipeshën e saj për një periudhë të gjatë kohore.
Dëshira për tu dobësuar në mënyrë natyrale, ishte ajo e cila e shtyu Christinën të bënte një punë të dyfishtë. Këngëtarja përveçse ka mbajtur dieta të ndryshme, nuk ka munguar në stërvitjen e shpeshtë që bënte me trajnerin e saj personal.
Nëna e djalit 5 vjeçar, Max, ka rrëfyer se të jesh e bukur dhe të kesh një trup të pëlqyer, kërkonë një përkushtim dhe vullnet, të cilin jo çdo person mund ta ketë.
Ish bashkëshortja e Jordan Bratman, ka vendosur të mbyllë intervistën e saj me një shprehje së cilës shumë femra i bashkohen : "Të jesh e bukur duhej të ishte diçka e cila nuk të kërkonte kaq shumë punë dhe lodhje."