Takimi i parë, rregullat për çiftet e viteve ‘30
Disa të tingëllojnë si rregulla qe i dine pjesa me e madhe e femrave. Disa të tjera duken qesharake dhe te modës së vjetër. Por, qofte tani apo në vitin 1930, te mos kujdesesh per sjelljen ne nje takim te pare me nje mashkull, nuk eshte gje e mire per nje femer.*Rregulli “Mos u Bej Tapë”* është pjesë e këshillave qe u jep grave një udhëzues i ilustruar me fotografi publikuar nga revista Click Parade në vitin 1938. Së bashku me ndalimin e teprimit me pije alkoolike, botimi amerikan përfshin rregulla si ai i lenies pas te sentimentalizmave dhe një sugjerim për të qenë paksa të pakujdesshme.Të tjera rregulla theksojnë rrezikun e të qenit e mbidashur me partnerin, te folurin gjate vallezimit dhe duke lënë mënjanë sutjenat kur visheni.Edhe pse i perkasin viteve ‘30 shume nga keto rregulla te pashkruara aplikohen edhe sot.Një shembull i këndshëm eshte rregulli qe thote: "Mos pini shumë, pasi partneri pret që ju të tregoni dinjitet gjatë gjithë mbrëmjes”.Një tjetër thotë: "Mos u mundo te behesh interesante duke folur me meshkuj të tjerë. Nese e beni me shume mundesi partneri, juaj nuk do tju telefonoje me! “Nje gje eshte e sigurt, shume rregulla jane te vlefshme edhe sot, ndersa pak te tjera tingellojne qesharake.