Lady Gaga këndon vetëm, rapperi T.I. ndalohet të hyjë në Angli

Pas një pause të gjatë nga muzika këngëtarja Lady Gaga vendosi t`i rikthehej qendrës së vëmendjes me një ndryshim total në look.Edhe pse gjithnjë ishte shprehur kundër dëshirës për të kryer kirurgji plastike duket se dëshira më e madhe për një look jashtë natyralit e shtyu të merrte vendimin për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj.Më pas këngëtarja la pa fjalë të gjithë pjesëmarresit dhe teleshikuesit me performancën e saj me bikini në MTV. Por tashmë pas publikimit të këngës së saj më të fundit "Applause", kërkesa për të qenë pjesëmarrëse nëpër koncerte të ndryshme sa vjen dhe shtohet.Është bërë me dije se Lady Gaga së bashku me rapperin T.I kanë bashkëpunuar në disa këngë të cilat janë pjesë e albumit të saj më të ri "Artpop" dhe për këtë arsye janë ftuar një koncert në Britani.Por krahas dëshirës së madhe të fansave për të dëgjuar dhe për të parë më nga afër rapperin T.I , kjo gjë nuk u realizua. Sipas disa burimeve të sigurta, T.I e ka të ndaluar të shkelë të kufirin anglez për shkak të disa problemeve të dikurshme me ligjin.Në këtë koncert në të cilin Gaga ishte e vetmja e cila mori pjesë, ajo la pas këndimin e hiteve të saj të dikurshme , për t`i lënë vend performimit të këngëve të reja të cilat janë pjesë e albumit të saj më të fundit dhe rezultuan të pëlqyera nga të pranishmit.