Demi Lavato, në emisionin e Jimmy Fallon

Krijuesja e hiteve  "Heart Attact  " dhe "Give Your Heart A Break", Demi Lavato, së fundmi është shfaqur në emisionin e mbrëmjes së Jimmy Fallon.Fillimisht Demi postoi një status në Twitter me të cilin informoi mbi 17 milion ndjekësit e saj, për prezencën në emision. Prezantuesi i fashmëm Jimmy, është një nga miqtë e saj më të mirë, dhe pikërisht kjo ishte ajo e cila bëri që kofidencat dhe batutat e pafundme mes tyre të mos mungonin.Këngëtarja bjonde u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë, xhatketë dhe pantallona të zeza lëkure, por padyshim edhe me bizhuteri të cilat kishte arritur ti kombinonte me shumë shije.Demi gjithashtu nuk nguroi të jepte detaje lidhur me rolin e saj të ri në Glee. Ajo shpjegoi se ky rol ishte shumë i vecantë për të, pasi asnjëherë më parë nuk kishte pasur të bënte me një personazh të tillë. Këngëtarja e cila do të shfaqet në seritë e fundit të sezonit të pestë, do të ketë rolin e një femre me preference të tjera seksuale.Demi do të jetë e dashura e Santana Sanchez, një rol ky i luajtur nga Naya Rivera. Dy koleget por edhe miket e mira kanë ndarë një foto së bashku në të cilën shfaqen shumë pranë njëra tjetrës me veshje të kuqe, ku këngëtarja ka bashkuar buzët duke lënë të kuptohet se është gati të puth Nayan.