Eva Mendes: Nëna ime më kritikon: Je shumë e dobët!
Përveçse një aktore e preferuar nga një pjesë e madhe e audiencës, ajo gjithashtu është dhe një stiliste e njohur.Bëhet fjalë për aktoren Eva Mendes, e cila ka qenë fytyra e re e kopertinës së revistës "Lucky", që do të dali në muajin Tetor.
Aktorja ka dhënë dhe një intervistë ekskluzive në të cilën përveç dietave që ka mbajtur, ka shpjeguar dhe mendimin e nënës së saj, lidhur me trupin që ka. Fillimisht aktorja ka pranuar se këto linja trupore në moshën 39 vjeçare, kërkojnë një punë vërtetë të madhe. Eva rrëfen se është e gatshme të bëjë gjithçka për një rol.
Ajo ka pasur role në të cilat i duhej të dobësohej më shumë dhe e ka bërë duke përdorur dieta të shëndetshme. Pjesë e këtyre dietave ishte dhe evitimi i menjëhershëm i mishit të kuq dhe atij të pulës. Krahas këtyre ajo pranon se ka një dobësi të madhe për ëmbëlsirat, dhe kjo ka qenë ajo e cila e nuk i ka ardhur shumë në ndihmë.
Por ndryshe nga fansat që Eva ka, dhe komplimentet e shpeshta që merr kudo lidhur me trupin, nëna e saj e kritikon shpesh për figurën. Sipas saj Eva është shumë e dobët dhe ka një trup i cili duhej të ishte më i shëndetshëm. Gjatë takimeve të tyre, pesha e saj është gjithnjë një temë që diskutohet.
E njohura jo vetëm si një aktore por edhe stiliste, ka shpjeguar se është e lumtur që është pjesë e një pune të tillë. Fillimisht ajo nuk ishte e bindur nëse do të ishte e aftë ta bënte, por nëna e saj dhe të gjitha femrat e familjes e shtynë për të pranuar ofertën.Eva gjithashtu tregon se për veshjet e sezonit të parë dhe të dytë, një pjesë të madhe të frymëzimit e mori nga ato.