Gwen Stefani: "Të jesh nënë është diçka që të ndryshon jetën"

Këngëtarja 43-vjeçare, Gwen Stefani, e cila fillimisht u bë e njohur falë linjave të saj trupore, të cilat nuk mund të jenë të pranishme tek çdo moshatare e saj, do të bëhet përsëri nënë.Një burim ka bërë të ditur së Gwen së bashku me bashkëshortin e saj, rrokerin e njohur, Gavin Rossdale, krahas dy djemve Kingston dhe Zuma, do të bëhen prindër për herë të tretë."Tashmë që ajo është shtatzënë, e vetmja gjë në të cilën është e përqëndruar, është lumturia që po përjeton dhe pushimi " - ka shtuar burimi.Këngëtarja gjithnjë e ka adhuruar rolin e nënës dhe ka dëshiruar që të jetë e rrethuar nga më shumë se dy fëmijë. Në një intervistë, Gwen ka pranuar se nuk u ndje mirë pas përpjekjes së dështuar për tu bërë sërish nënë në vitin 2010, por përsëri nuk u dorëzua.Ajo gjithashtu nuk ka humbur rastin të përshkruajë dhe marrëdhëniet mes familjarëve të tjerë të saj. Sipas Gwen ajo ndihet me fat që është martuar me një person të tilë si Gavin, pasi ai është shumë i përkushtuar ndaj dy djemve. Por ajo shton se e ka habitur fakti se sa shumë ja ndjejnë mungesën dhe ja kanë nevojën njëri tjetrit. Sipas saj të jesh një nënë, është një mision të cilin e përcakton si diçka " të mrekullueshme".Duke u nisur nga eksperienca e saj, ajo ka treguar se në fillim gjithçka ishte e njëjtë, por pasi ata rriten, fillon të ndjesh një përgjegjësi dy herë më të madhe, e cila fillon në momentin kur ata duhet t`i mësosh të shkruash apo të lexojnë. Dhe në fund ajo e ka përfunduar me fjalinë: "Të jesh nënë është diçka që të ndryshon jetën".