Rita Ora homazh gjyshit të saj

Rita Ora i ka bërë homazh dje gjyshit të saj, intelektualit dhe regjisorit të njohur, Besim Sahatçiu. Nëpërmjet rrjetit Instagram, Rita ka postuar disa fotografi të tij, duke ia dedikuar edhe njëherë të gjitha arritjet e saj në muzikë, pikërisht atij, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.“Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu. Të dua. Ti më bërë të besoj se kjo është e mundur. Historitë e tua, filmat e tu janë aq të mrekullueshëm. Ti besove tek unë më parë nga të gjithë. Mos u përziej në telashe atje lart. Të do, Rita Pita.” shkruan ajo në Instagram, ndërsa njëra pas tjetrës, poston fotografi të regjisorit gjatë punës së tij.