Beyonce: Nuk kemi krizë në çift
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 11:15
Beyonce Knowles ka hedhur poshtë spekulimet se martesa e saj me reperin Jay-Z-i është në krizë.Për çiftin e njohur u spekulua se nuk shkojnë mirë, por bukuroshja Knowles ka mohuar gjithçka duke thënë se ata kurrë nuk kanë qenë më të lumtur se tani.“Të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka probleme në martesën tonë. Ne duhemi po aq sa jemi dashur në ditën e parë të martesës. Shkrimet në media janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ajo në Twitter.